Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se nëse kryeministri Haradinaj vazhdon ta mbajë masën e taksës me kokëfortësi atëherë qeveria do të bie, dhe kryeministri do ta përdor rezistencën ndaj Serbisë si arsyetim publik, transmeton Gazeta Metro.
“Besoj që do të bie qeveria nëse vazhdon me këtë kokëfortësi por do ta ketë një arsyetim publik që do të thotë se u rrëzova se u tregova konsisent ndaj qëndrimeve të mija karshi Serbisë”, ka thënë Haziri.
“Sa i përket PAN-it, formalisht udhëheq kryetari i PDK-së, është emri formal. De facto këtë koalicion e zhagit kryeministri. Nëse deri sot e kemi këtë raport, po tregohet qartë që politikën e artit të kryer po e zbaton kryeministri”, ka thënë Haziri.
Qeveria dhe zërat e ndryshëm brenda koalicionit qeverisës, sipas Hazirit, po rrezikojnë raportin e Kosovës me miqtë ndërkombëtarë.
“Ne e dimë që kemi siguri prej NATO-s, edhe ushtria që po ndërtohet po ndërtohet me ndihmën e NATO-s dhe thirrja më racionale do të ishte që duhet mu ulë dhe të bëjmë një dialog të brendshëm”./gazetametro.net