Heronia e Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka vazhduar me formën e mirë në vitin 2019, duke fituar medaljen e dytë të artë këtë vit.
Kampionia Olimpike dhe e botës, fitoi të artën në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë, kategoria deri në 52 kilogramë.
Në finale, kampionia jonë mposhti Sosorbaram Lkhagvasuren të Mongolisë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook.
“Majlinda e pakonkurrencë në botë. E artë edhe në Dusseldorf të Gjermanisë. Urime Kosovë! HTH Foto: IJF”, ka shkruar Hashim Thaqi. /Zëri.info

