Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka mirëpritur në një takim Sylejman Selimin, i cili kohë më parë u lirua nga burgu
Ramush Haradinaj e ka pritur në zyrën e tij ish-komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimin, raporton Periskopi.
Haradinaj ka postuar disa foto në rrjetin e tij social ku shihet së bashku me Sylejman Selimin.
“Pata nderin ta pres Gjeneralin e Lirisë, Sylejman Selimin. E drejta dhe e vërteta e Kosovës gjithmonë do të dalin fitimtare!,” shkruan Haradinaj në Facebook.
Ndryshe, i pari i Qeverisë së Kosovës sot edhe një herë ka deklaruar se taksa ndaj Serbisë nuk do të pezullohet edhe pse SHBA-të po këmbëngulin për një gjë të tillë.
“Taksa ka me mbetë deri në njohje, mbane mend cka po ju them. Pse duhet të ekzistoj taksa deri në njohje. Nuk është lehtë për mua ta ha mallin e dikujt që mi ka vra anëtarët e familjes, e as për juve që keni të vrarë apo të zhdukur anëtarë,” ka thënë Haradinaj. /Periskopi/