Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar Fabrikën “Vipa Chips” në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
Ai ka thënë se me vendosjen e taksës është rritur edhe shitja në fabrikën e çipsave në Kosovë dhe në produktet tjera vendore.
“Është rrit shitja pas vendosjes së taksës, janë rritur edhe të punësuarit fal kësaj. Nuk është merit e imja por merite e kësaj qeverie është zbatimi. Ne lene te parë më nuk ka taks. TVSH nuk paguhet me ne kufi por pas shitjes së produktit”, ka thënë Haradinaj.