Pas mbledhjes se Qeverisë, e cila u mbajtë sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media.
I pyetur nga gazetarët për marrëdhëniet që i ka me Vetëvendosjen, si dhe rreth disa thashethemeve në lidhje me vendosjen e kushteve nga ana e VV-së për votimin e buxhetit, kryeministri tha se me këtë subjekt politik komunikon vetëm për tema të mëdha.
“Me Vetëvendosjen zakonisht komunikoj vetëm për tema të mëdha, sikur ka qenë rasti për ushtrinë i kam kërkuar votën, për statutin e Trepçës kemi komunikuar të votojmë së bashku. Dimë se statuti i Trepçës është votuar me 2/3. Komunikime tjera skam pas . Nuk e përjashtoj mundësinë se ka pasë komunikime në nivele të caktuara por, jo me mua”, deklaroi kryeministri.
Edhe në këtë konferencë, kryeministri është pyetur për pezullimin e taksës, i cili është shprehur se nuk do ta heqë atë