Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj: Derisa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, do të ketë tensione

    06/02/2019 | 15:35
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se deri sa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës do të ketë tensione mes dy vendeve, transmeton Gazeta Metro.

    Haradinaj këto komente i bëri pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB’së, Antonio Guterres në raportin e tij ka shprehur shqetësimin lidhur me tensionet në rritje midis Prishtinës dhe Beogradit.

    Sipas kryeministrit këto letra po shkruhen nga UNMIK’u dhe po dërgohen në OKB, këto letra nuk pasqyrojnë reflektimin e së vërtetës pasi komunikimi në mes të UNMIK’ut dhe Qeverisë së Kosovës është shkëputur që një kohë të gjatë.

    “Ne kemi shkëputur komunikimin me UNMIK-un, ata i shkruajnë 137 këto letra dhe i dërgojnë atje, nuk është reflektim i të vërtetës së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Derisa s’ka njohje është normale, ka tensione”, tha Haradinaj,

    Në raportin tremujor për Kosovën, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka shprehur shqetësimin lidhur me tensionet në rritje midis Prishtinës dhe Beogradit, problemi më i madh në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë sipas tij është taksa prej 100 për qind./gazetametro.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të
    • Tasholli e quan të njëanshme Gjykatën Speciale, paralajmëron protesta
    • Ramadani: Serbia ka kidnapuar një ish-polic kosovar, dialogu s’mund të vazhdohet sikur gjithçka është normale
    • Ndeshja Serbi–Shqipëri do të zhvillohet në Beograd
    • Arrestohet një 41-vjeçar në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se e ngacmoi seksualisht një grua
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.