Glauk Konjufca, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, e ka quajtur gënjeshtër deklaratën e Dardan Molliqajt lidhur me të kaluarën e Konjufcës, se ai kishte punuar në SHIK.
Ai ka thënë se Molliqaj është një mashtrues ordiner. Ai thotë se po të mos e jepte atë deklaratë në Kuvendin e Kosovës do të përballej me padi.
“Po ta thoshte këtë jashtë Kuvendit të Kosovës do t’ia tregoja qejfin. Sepse do të përballej me padi, mirëpo e ka përdorur kuvendin si umbrell. Është një mashtrues ordiner, nuk kam qenë kurrë në SHIK dhe nuk kam të bëjë asgjë me SHIK”, ka deklaruar Konjufca në Blic Intervistë
Kujtojmë se ditë më parë Molliqaj, kishte thënë se Konjufca ka punuar në SHIK dhe se e ka pasur shef, Kadri Veselin