Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Gjyqtari i Basketbollit nga Vushtrria pjesë e kampit për gjyqtarë potencial për thirrje të FIBA-s

    23/02/2019 | 19:59
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në kuadër të Final 8 të Kupës së Kosovës që do të mbahet në Rahovec prej 27 shkurt deri më 3 mars janë paraparë edhe dy aktivitete për gjyqtarë të basketbollit që organizohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me FIBA-n.

    Bëhet fjalë për FIBA SCOD Kampin për gjyqtarët e rinj dhe për FIBA Kampin për Gjyqtarët Potencial për Thirrje të FIBA-s.

    Krahas tre gjyqtarëve nga Kosova në FIBA Kampin për Gjyqtarët Potencial për Thirrje të FIBA-s do të marrin pjesë edhe 1 gjyqtar nga Sllovenia, 2 nga Franca, 1 nga Kroacia, 1 nga Maqedonia dhe 1 nga Turqia.

    Në mesin e gjyqtarëve nga Kosova është edhe Elldin Uglari nga Vushtrria, tashmë një arbitër i njohur i basketbollit në Kosovë.

    Gjyqtarët në fjalë do të ndajnë drejtësinë në Final 8 të Kupës së Kosovës, ndërsa do të jenë të vendosur në Gjakovë, ku edhe do ta kryejnë pjesën teorike të këtyre aktiviteteve, ndërsa në FIBA SCOD Kampin për gjyqtarët e rinj do të marrin pjesë vetëm gjyqtarët nga Kosova.

    Të gjitha këto aktivitete do të jenë nën mbikëqyrje të FIBA Evropës. Kjo e fundit do të ketë përfaqësuesit e saj të pranishëm në kuadër të Final 8, në krye me drejtorin e Departamentit të Gjyqtarëve në FIBA Evropë, Davorin Nakic

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Gjobitet me 500 euro shoferi 25-vjeç në Ferizaj, i konfiskohet edhe vetura
    • Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99
    • Osmani thirrje nga SHBA që sa më shpejt të bëhen numrat për Kuvend e Qeveri: Po humbim shumë, financiarisht e në imazh
    • Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan
    • Polici Rrahmani thotë se Zejnullahu kishte lëvizje të pakontrolluara – bërtiste me zë “largohuni, nuk po ju njoh”
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.