Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Geci: Të gjithë bashkëluftëtarët po i frikësohen Speciales

    12/02/2019 | 18:51
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    I ftuar në RTV Dukagjini, Sabit Geci, ish- komandant i Zonës Operative të Drenicës ka rrëfyer versionin e tij për luftën dhe kontributin në UÇK si dhe lidhjet e tij me Adem Jasharin.

    Duke folur për Gjykatën Speciale, Geci u deklarua kundër kësaj gjykate, e cila sipas tij nuk gjykon kriminelët e vërtetë.

    Tha se nuk duhet bashkëpunuar me të.

    “Pranoj vdekjen, e pafytyrësinë nuk e pranoj… Për mua, ai që bashkëpunon me këta (Gjykatën Speciale), është si me bashkëpunua me ata që kanë shkua. Gjemani një ushtarë të UÇK-së që ka bërë krime, unë marr përsipër dënimin e tyre. Është Gjykatë shumë palidhje, nuk merren me ata që kanë kryer krime, merren me viktimat”, deklaroi Sabit Geci.

    Geci tha se ai nuk ka pranuar ftesë nga Specialja, mirëpo shtoi se të gjithë bashkëluftëtarët e tij po i frikësohen kësaj gjykate.

    “Shumë janë duke u frikësuar. Të gjithë janë duke u frikësuar. Vetëm muhabete i kanë se të gjithë janë duke u frikësuar”, tha Geci.

    Duke folur për gjykimet ndaj tij, Geci tha se të gjitha proceset gjyqësore të pasluftës janë të montuara. Mes tjerash shtoi se raporti i Dick Martyt është i bazuar në shpifjet e një shqiptari që ia ka thënë senatorit zviceran.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    • Kuvendi mblidhet në 15:00 për marrëveshjet ndërkombëtare
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.