Deputeti i Partisë Social Demokrate, Frashër Krasniqi ka shkruar në rrjetin social Facebook se nesër do të shkarkohet ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo.
“Nesër shkarkohet Rikallo. Nesër miratohet ligji për paga, që ua rritë pagat të gjithë punëtorëve të sektorit publik, kurse ua ulë politikanëve. Nesër miratohet ligji për dialog. Nesër bëhet komisioni ad-hoc për sistemin pensional.”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas tij, nesër do të dëshmohet edhe njëherë që në Kosovë mund të bëhet politikë e vërtetë, konkrete, pa përfitim personal, për të mirën e qytetarëve të Kosovës.
Shkarkimi i Rikallos është njëri nga kushtet që PSD-ja i ka vënë pushtetit në këmbim të votës pro për buxhetin e vitit 2019’të