Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë të ditur se Komisioni për Investime Strategjike ka dhënë rekomandimin për dhënien e statusit të Investitorit Strategjik kompanisë Sowi Kosovo LLC.
Shala ka thënë Kosovës po i vjen investimi i huaj direkt më i madh që nga pas lufta, në vlerë prej 169 milionë eurosh.
“Sot për herë të parë Komisioni për Investime Strategjike dha rekomandimin për dhënien e statusit të Investitorit Strategjik kompanisë “Sowi Kosovo LLC” nga Qeveria e Republikës së Kosovës”.
“Kosovës po i vjen investimi i huaj direkt më i madh që nga pas lufta, në vlerë prej 169 milionë eurosh”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të ministrit Shala në Facebook.