Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka theksuar se pushteti ia ka plotësuar të gjitha kushtet e PSD-së.
Ai në një shënim në Facebook tha se shumë nuk besuan, por sipas tij, PSD ia doli, raporton Gazeta Blic.
Shënimi i plotë:
TË GJITHA KUSHTET E PSD-SË U PLOTËSUAN
Shumë nuk na besuan. Na thanë që nuk ka shancë ta shkarkoni Rikallon. Na thanë që ligji për paga është i pashpresë dhe nuk do të bëhet. Na thanë që ligjin për dialog nuk do t’ua pranojë pushteti sepse është kufizues për të…
Por ne në vend të vajtimeve e akuzave, vendosëm të ecim përpara. Dhe ja ku jemi. Sot e shkarkuam Rikallon. Sot kemi ligj të pagave që ua rritë pagat të gjitha kategorive të sektorit publik. Sot kemi ligj që e rregullon dialogun dhe ia kthen kuvendit rolin drejtues. Sot kemi komision për sistemin pensional, që do ta rregullojë këtë të fundit. Për 3 muaj do të kemi Ligj për Qeverinë që do ta kufizojë numrin e zv.ministrave në vetëm 2 për ministri.
I falenderoj të gjithë mbështetësit e PSD-së që patën durimin të përballojnë shpifjet e akuzat e ulëta. Që patën durimin të na mbështesin dhe së bashku të nxjerrim në dritë një politikbërje krejt ndryshe prej asaj që e kanë bërë partitë deri sot. Një politikbërje që sjell ndryshim në Kosovë.
Ju falenderoj që nuk u dëshpëruat përballë akuzave e shpifjeve të ulëta por treguat që në Kosovë po lind një subjekt normal, demokratik, me politika e zgjidhje konkrete e pozitive, që bazon veprimet në program e parime e jo në thëniet e liderit apo sloganet dogmatike.
Po ecim përpara dhe nuk do të ndalemi