Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj është i bindur se në zgjedhjet e ardhshme të Kosovës, Albin Kurti nuk do të jetë njeriu me më së shumti vota në vend.
Më tej Molliqaj po ashtu deklaron se as Vetëvendosja nuk do të jetë partia e parë në vend.
Sipas Molliqajt, me ish-partin e tij nuk garon asnjë parti, përveç ndonjë parti e vogël.
“Personi më i votuar nuk do të jetë Albin Kurti dhe VV-ja nuk do të jetë partia e parë. Nuk e di kush do të jetë personi më i votuar. Askush nuk garon me to, veç ndonjë parti e vogël”, ka deklaruar Molliqaj në Debat Plus./Insajderi.com