Pas një seance maratonike dje Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar në orët e vona të të dieles Projektligjin për ndarjen buxhetore për vitin 2019.
Ndër amendamentet që kanë kaluar është edhe amandamenti 61 i propozuar nga deputetja Xhevahire Izmaku që parasheh Ndërtimin e Objektit Banesor për familjet e dëshmorëve të Komunës së Vushtrrisë.
Ky projekt vetëm për vitin 2019 parasheh ndarjen e mjeteve buxhetore prej 300 mijë euro, ndërsa shuma të tjera për realizimin e tij parashihen edhe viteve në vijim.
Për angazhimin e saj, Izmaku ka marrë falënderime edhe nga SHoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Komunës së Vushtrrisë për angazhimin dhe kontributin e saj në kalimin e këtij amandamenti.