Në rubrikën “Shqiptarët nëpër botë” kësaj radhe në emisionin Jeta i ftuar ishte Fatmir Ahmeti.
Me prejardhje nga Mitrovica, Ahmeti tash e tre vjet jeton në Gothenburg të Suedisë.
Profesioni i tij është berber.
Ai prej moshës 12-vjeçare e njeh këtë zanat, ndërsa tash e tre vjet punon profesionalisht.
Për punën dhe sukseset e tij mund të mësoni përmes videos më poshtë: