Ministri i Financave, Bedri Hamza ka bërë thirrje që të votohet buxheti. Ministri është i bindur se kjo gjë do të ndodhë pasi që sipas tij, në të kundërten do të bllkohet shteti.
“Unë besoj që do votohet. Është më se e nevojshme që të votohet. Nuk ka fuqi për të bërë pagesa, vendi duhet ta ketë buxhetin. Shteti duhet të funksionojë. Du me i falënderu deputetët e gjitha partive që kanë pjesë e komisionit për buxhet e financa” ka thënë Hamza.
Ministri është përgjigjur në pyetjen nëse ai ka qenë meritori për ndaljen e gresvës në arsim.
“Nuk dëshiroj me i personalizu gjërat. Mendoj që kanë përfitu të gjithë, mbi të gjitha nxënësat. Kemi arrit ti bëjmë disa ekuilibra” ka thënë Hamza./Indeksonline/