Problemi me ujë të pijshëm në shumë fshatra të Kosovës ende nuk është zgjidhur.
Edhe banorët e disa fshatrave të Vushtrrisë po ballafaqohen me këtë problem.
Ata detyrohen të shkojnë nga fshatrat e tyre në qytetin e Vushtrrisë për tu furnizuar me ujë të pijshëm nga ky krua.
Siç shihet në këto foto që i kanë dërguar lexues në Indeksonline, banorët me shumë bidonë po presin në radhë për tu furnizuar me ujë.
Fshatrat Bukosh, Novolan, Varrnicë, Mihaliq e disa të tjera vinë të ky krua për të marrë ujë të pijshëm.
Ata po shqetësohen nga mbeturinat që gjejnë afër burimit të ujit prej nga po furnizohen./Indeksonline/