Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) thotë së gjatë muajit janar të këtij viti ka mbledhur më shumë para sesa janë planifikuar të mblidheshin gjatë këtij muaji, transmeton Gazeta Metro.
Gjatë janarit ATK’ja ka mbledhur 58.8 milionë euro, që në krahasim me të planifikuarën janë mbledhur 662.138 euro më shumë. Po ashtu edhe në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar janë mbledhur 7.4 milionë euro më shumë.
“ATK do të vazhdojë të realizojë misionin e saj, në mënyrë që të krijohet stabilitet financiar në vend”, thuhet në komunikatën për media./gazetametro.net