Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, tha se nuk ka koment lidhur me deklarimet e deputetëve të cilët shajnë presidentin Thaçi dhe dëshirojnë t’ia ndalin vizitat me presidentin Vuçiq, shkruan KosovaPost.
Sipas tij, ata të cilët mundohen ta bëjnë ketë janë njerëz që mendojnë sa fëmiju im 3 vjeç.
“Bëj thirrje për të gjithë që të bëhemi bashkë të gjithë në politikën e jashtme të dialogut, ata që mendojnë se munden për t’ia ndalë vizitat e Thaçit me Vuçiq janë njerëz që politikisht mendojnë sikur beba jem që i ka tre vjet”, u shpreh ai.
Sipas tij, ShBA dhe BE janë prijësit e lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, siç tha ai se ata do të vazhdojnë edhe dialogun Kosovë- Serbi.
“Fuqit e mëdha SHBA dhe BE janë sponsorizuesit më të mëdhenjë të lirisë dhe pavarësisë, ata kanë me vazhdu edhe dialogun e Kosovës më Serbinë”, tha ai.