Me propozim të deputetit Armend Zemaj ka kaluar në projektligjin për buxhetin edhe amendamenti i deputetit të LDK-së për ndërtimin e shtatores së Ahmet Krasniqit në Vushtrri.
Për kalimin dhe përkrahjen e këtij amendamenti ka treguar edhe deputeti Armend Zemaj që ka treguar për amendamentin e votuar nga deputetet.
Postimi i plotë i Zemajt:
Vlerave të historisë së Vushtrrise dhe Kosovës do i shtohet edhe shtatorja e Ish-Ministrit të parë të Mbrojtjës së Republikës së Kosovës, Heroit të Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqi. Falenderoj koleget nga Kuvendi për përkrahjen e këtij amendamenti.