Dy ambasadorët amerikanë, njëri në Kosovë dhe Serbi, kanë dal me një apel të përbashkët për të dyja vendet.
Përmes një shkrimi të përbashkët, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosonet dhe ai në Serbi, Kyle Scot, kanë hedhur poshtë spekulimet se marrëveshja Kosovë – Serbi tashmë është hartuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), shkruan Insajderi.
Dy ambasadorët janë shprehur se edhe Serbia edhe Kosova do ta kenë mbështetjen e plotë të ShBA-së dhe do të bëjnë çka do që është e mundur që në mes të dyja vendeve të arrihet një marrëveshje.
“Ju keni mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’ju ndihmuar të keni sukses dhe për të ndërtuar besimin e nevojshëm për të zhvilluar dhe zbatuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, thuhet në apelin e ambasadorëve drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe Serbisë.
Ndër tjera ata kanë theksuar edhe deklaratën e Presidentit Amerikanë, Donald Trump lidhur me qëndrimin e tij për liderët e Serbisë dhe Kosovës.
“Presidenti Trump kohët e fundit i shkroi liderëve të Serbisë dhe Kosovës për të inkurajuar të dy vendet që të “kapin këtë moment dhe të ushtrojnë udhëheqjen politike në marrjen e vendimeve për të balancuar interesat e të dy vendeve.” Presidenti Trump shtoi se do të ishte jashtëzakonisht e ardhur keq të humbasë këtë mundësi unike për paqen, sigurinë dhe rritjen ekonomike. “Presidenti Trump ishte po aq i qartë kur ai iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së: udhëheqësit përgjegjës kanë një detyrim për t’u shërbyer qytetarëve të tyre”, thuhet në shkrimin e ambasadorëve. /Insajderi.com