Një veturë është aksidentuar gjatë ditës së sotme në Mitrovicë. Vetura e tipit Golf, ka dalë nga rruga kështu duke hyrë brenda një oborri të një shtëpie në Mitrovicë, më saktësisht në rrugën që e lidh qytetin me Zhabar, shkruan Gazeta Blic.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar. Nga kjo rënie e veturës brenda oborrit të shtëpisë është rrezikuar edhe jeta e familjarëve.
Aksidente të tilla, nuk janë të pakta. Po thuajse, çdo ditë policia e Kosovës raporton për një numër të madh të aksidenteve.
Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e siguruara nga “Gazeta Blic”.