Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar ndaj zyrtarëve të BE-së Trepça duhet të jetë temë e Dialogut Kosovë-Serbi.
“Me këtë BE-ja ka provokuar dhe paragjykuar përfundimin e Dialogut në dëm të Kosovës por njëkohësisht Deklarata e znj Maja Kocijançiq ka frikësuar dhe mund ta zmbraps interesimin e Investitorëve potencial që të investojnë në Trepçë”.
“Në bazë të Ligjit për Trepçën Kosova i ka hap mundësi investitorëve vendor dhe të huaj për të bashkuar kapitalin në këtë aset i cili ka nevojë për rivitalizim dhe investime të reja”.
“Tentimi për tërheqje nga deklarimi se kinse BE-ja nuk propozon tema por ajo mbështet dialogun për temat të cilat merren vesh Kosova dhe Serbia është në kundërshtim të plotë me pozicionin nga deklarimi i djeshëm”.
“BE në shumë raste e ka mbështet Kosovën, por në procesin e integrimit dhe liberalizimit te vizave për Kosovën ka përdor standarde të dyfishta dhe ka humb kredibilitetin tek komunitetit i Biznesit në Kosovë”.
AKB thekson në reagim se “Trepça“ në asnjë moment nuk guxon që te jetë temë e negocimit në Bruksel.