Një person i pajetë është gjetur dje pasdite në qytetin e Podujevës, përkatësisht te pishat.
Dje, Indeksonline raportoi se personi i gjetur i vdekur është F.E nga fshati Shtedim dhe punëtor i Komunës së Podujevës.
Policia në raportin 24-orësh sot ka njoftuar se në afërsi të viktimës është gjetur edhe një pistoletë.
“Raportohet se pa shenja jete është gjetur viktima mashkull K-Shqiptar. Në afërsi të viktimës është gjetur edhe një pistoletë. Njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ky rast në Polici është klasifikuar si ‘Hetim mbi vdekjen’./Indeksonline/