Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Adnan Merovci tregon se si e refuzoi Ibrahim Rugova takimin me Paskal Milon në Rambuje

    23/02/2019 | 12:44
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Adnan Merovci, njeriu më i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka shpalosur detaje nga qëndrimi i delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë, 20 vjet më parë, ku duhej të nënshkruhej marrëveshja me Serbinë.

    Në një fragment nga libri i tij “Kështjella e (mos) Marrëveshjes”, Merovci ka treguar një detaj nga data 23.02.1999, kur gjatë qëndrimit në Rambuje presidenti Ibrahim Rugova, kishte refuzuar një takim me ministrin e atëherëshëm të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo.

    Postimi i plotë i Merovcit:

    “Veç fakte!

    Saktë para 20 vitesh, Delegacioni i Kosovës në Rambuje nënshkroi “betimin” e pranimit të Marrëveshjes që ishte më i rëndësishëm se sa vet nënshkrimi solemn i Marrëveshjes së Rambujesë 22 ditë më vonë (18.03.1999) në Paris.

    “DITA 18″
    RUGOVA refuzon takimin me Paskal MILON
    RUGOVA: “Pa UÇK-në nuk e nënshkruajmë Marrëveshjen”
    THAÇIN e “mashtrojmë”, Edita TAHIRI përlotet
    SURROI menaxhon mirë
    Nënshkruhet “betimi”

    Ora 07:00. Tak, tak, tak, dikush trokiti në derën time. Ishte Bukurie GJONBALAJ, e cila tha se Kryetari RUGOVA ka takim me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Paskal MILO, në oborrin e Kështjellës, në orën 8:00. E njoftova Kryetarin RUGOVA, por ai refuzoi të shkonte në këtë takim. Shkuan të tjerët. Pas mëngjesit me Kryetarin shkuam në sallën e takimeve. Asgjë e re. Nga takimi me Ministrin MILO kthehen THAÇI, QOSJA, SYLA dhe SURROI”.

    Nga libri: “Kështjella e (mos) Marrëveshjes” e Adnan MEROVCIT i cili do të dal nga shtypi së shpejti”, ka shkruar Merovci. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.