Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, është duke punuar vazhdimisht në rifreskimin e skuadrës, duke sjellur futbollistë të rinj në skuadër.
Kosova nën drejtimin e Challandes ende nuk e ka shijuar humbjen dhe është në rrugë të mirë për t’u kualifikuar në Euro2020, që do të ishte historike.
Sipas Indeksonline, Callandes tash e disa muaj është në bisedime me futbollistin për ta bindur, por ai ka refuzuar të gjitha ofertat deri më tani, duke dëshiruar të përfaqësojë kombëtaren e Zvicës, transmeton Insporti.com.
Trajneri helvetik pritet që përsëri t’i bëjë ftesë për ndeshjet kualifikuese të Euro2020, që fillojnë në muajin mars dhe gjasat për të pranuar përsëri janë shumë minimale, pasi që Toma tashmë ka në kokën e tij idenë për të luajtur për kombëtaren helvetike.Challandes është duke tentuar ta ofrojë edhe mbrojtësin e Huddersfield, Florent Hadërgjonaj, i cili po ashtu si Toma dëshiron të përfaqësojë Zvicrën. /Insporti.com/