Në organizimin e Komunës së Mitrovicës dhe Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut duke filluar nga ora 17:00, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, do të shënohet 19 vjetori i masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, që ndodhi në veriun e Mitrovicës.
Gjatë kësaj masakre atje u vranë 10 qytetarë shqiptarë, u plagosën 25 të tjerë si dhe ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre 1564 familje me gjithsej 11.394 anëtarë.
Paraprakisht do të ndizen qirinjtë tek shtatorja e “Mehë Ukës” në shenjë respekti dhe përkujtimi për të vrarët në këtë natë tmerri./klankosova.tv/.