Është tensionuar situata në ndeshjen e Kupës së Kosovës në basketboll.
Derisa po luhej ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës, tifozët e kësaj të fundit kanë hedhur gjësende në fushë dhe kanë djegur edhe flamurin e Serbisë.
Tifozët e Trepçës kanë djegur flamurin e Serbisë – duke treguar revoltën e tyre ndaj shtetit dhe ngjarjeve të fundit në shtet.
Vlen të ceket se Prishtina fitoi duelin ndaj Trepçës në Final8 me rezultatin e thellë 99-58.
Rivali i ardhshëm në gjysmëfinale do të jetë fituesi i ndeshjes mes Yllit dhe Feronikelit./GazetaBlic/