Nesër nuk do të ketë mësim, por do të ketë grevë. Këtë vendim e ka marr SBASHK-u.
Përmes një njoftimi në Facebook, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka thënë se kanë marr vendim që nesër të filloj greva në gjitha instutcionet arsimore publike në vend.
“Këshilli Drejtues i SBAShK-ut në mbledhjen e vet të datës 10.01.2019, në mënyrë unanime ka marrë vendim që i tërë sistemi arsimor duke i përfshirë Çerdhet, Shkollat Fillore dhe të Mesme të Ulëta, Shkollat të Mesme të Larta dhe Universitetet të fillojnë Grevën e Përgjithshme nga data 14.01.2019, nga ora 9:00 deri 12:00, deri në realizimin e kërkesave”,thuhet në njoftim.
Kjo grevë do të filloj nga ora 09:00-12:00 çdo ditë./Gazeta inFokus/