Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave dhe për çështjen e hyrjes në BE, tranmeton Gazeta Metro.
Në një intervistë për RTK, ai tha se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Ai paralajmëroi se në BE nuk do të mund të hyjë asnjë vend me probleme. Gjithashtu, ai tha se edhe pse Rumania do ta kryesojë BE’në por nuk ka asgjë personale me Kosovën, pavarësisht faktit që nuk e njeh si shtet të pavarur.
Ndryshe, raporti i Komisionit Evropian jep dritën e gjelbër për liberalizim të vizave pasi konstatoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara. Por, pavarësisht kësaj, liberalizimi i vizave për Kosovën është në dilemma të mëdha, për shkak disa vende të BE’së vazhdojnë të jenë skeptike në lidhje me këtë.
Franca, vend që e ka njohur Kosovën, hapur kishte deklaruar se nuk pajtohet me raportin e Komisionit se Kosova ka plotësuar kriterin për luftimin e korrupsionit dhe krimit dhe për sundimin e ligjit, për çka edhe është skeptike nëse Kosovës duhet t’i hiqen vizat. /gazetametro.net