Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Zemaj: Shkurtoni luksin qeveritar dhe zgjidhni problemet e arsimit

    22/01/2019 | 00:05
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj ka thënë se vërsulja ndaj personelit arsimor nuk është e drejtë.

    Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka shkruar se të sulmohen arsimtarët pa analizuar shkaqet dhe arsyet pse janë pjesë e grevës është e padrejtë dhe jo e arsyeshme.

    Zemaj ka fajësuar Qeverinë për gjendjen në arsim duke u bërë thirrje që ta “shkurtojnë luksin”.

    Shkrimi i plotë i Zemajt në Facebook:

    PËR TA KUPTUAR ARSIMIN, DUHESH ME QENË I ARSIMUAR.

    Vërsulja ndaj personelit arsimor nuk është e drejtë. Të sulmohen arsimtarët pa analizuar shkaqet dhe arsyet pse janë pjesë e grevës është e padrejtë dhe jo e arsyeshme.

    Kjo qeveri duke keqpërdorur së pari milionat për rritje personale të pagave, duke rritur luksin qeveritar, duke shpenzuar para të buxhetit për çfarëdo arsyeje grupore dhe të klientelës së tyre, i ka bërë jo vetëm personelin arsimor që të reagojnë në këtë mënyrë, por kanë krijuar disbalancë sociale duke e ndarë shoqërinë në “pushtetarë” dhe në klasë punëtore.

    Udhëheqësit e këtij koalicioni qeverisës dhe shumica e anëtarve të qeverisë aktuale nuk i dërgojnë fëmijët në shkollat publike. Ata, fëmijët e tyre i dërgojnë në shkolla private, për të cilën nuk kam asgjë kundër, mirëpo kjo tregon se sa të interesuar janë ata për të përkrahur apo për të njohur problemet me të cilat ballafaqohen arsimtarët në shkollat publike.

    Prindërit na mësuan ta dëgjojmë mësusesin, pra prindërit na mësuan ta dëgojmë dhe ta respektojmë mësuesin, e jo të kritikojmë dhe ofendojmë atë, sepse mësuesi është më i kualifikuar se ne, andaj ndaloni fyrjet, sharjet dhe shantazhin. Shkurtone luksin qeveritar dhe zgjidhni problemet e arsimit në Republikën e Kosovës!.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Humb jetën 15-vjeçari pas një vetaksidenti me biçikletë në Bërnicë të Prishtinës
    • QKUK-ja jep detaje lidhur me rastin ku humbi jetën 40 vjeçarja
    • Abdixhiku takon Kallasin, ia tregon propozimin e LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse
    • Vetëvendosje vazhdon me Haxhiun në seancën e 20-të, partitë tjera kërkojnë tjetër emër
    • Osmani para mërgatës në Zvicër: Nuk ka fuqi më të madhe sesa mbështetja për njëri-tjetrin
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.