Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar lidhur me situatën në vend, duke thënë se Kosova po vlon nga pakënaqësitë e Ligjit për Paga.
“Ka ditë që Kosova po vlon nga pakënaqësitë rreth ligjit për paga, koeficientet jo të strukturuar dhe disa edhe të imponuar. Krejt kjo, nga njerëz të punësuar në të gjitha nivelet”.
Zemaj shtoi se buxheti duhet orientohet tek ata të cilët kanë më shumë nevojë.
“Por, cili është fati i atyre që s’kanë përkujdesje prindërore dhe i atyre që kanë nevoja specifike. Deri të shtunën kur pritet të votohet ky ligj, mendoj se duhet që të ulen pagat tona, të Qeverisë dhe të disa sektorëve të tjerë, ndërsa ato kursime të orientohen për fëmijët jetim, si dhe për personat me nevoja të veçanta, për ata të cilët nuk kanë përkujdesje”.
Reagimi i Armend Zemajt përfundoj duke kërkuar që edhe Kuvendi i Kosovës të angazhohet për gjetjen e zgjidhjes për situatën, përcjellë Klan Kosova.
“Ne jemi të zgjedhurit e tyre, andaj këtë përkujdesje ata e presin nga ne, e jo vetëm nga qeveria. Ata sot e nesër kanë nevojë për më shumë kujdes, ata presin që ne t’i konsiderojmë si pjesë të familjeve tona. Përndryshe, ky ligj edhe me shumë mangësi të tjera që ka, rritë pakënaqësitë dhe imponon dallimet e padrejtësitë në shoqërinë tonë”.