Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ymeri s’e përjashton mundësinë që Thaçi të ketë dokumente tjera, pos atyre që ia dha Ekipit

    23/01/2019 | 21:04
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Anëtari i Ekipit shtetëror në dialogun me Serbinë, Visar Ymeri, nuk e e ka përjashtuar mundësinë që presidenti Hashim Thaçi të ketë dokumente të tjera të cilat nuk ua ka dhënë bashkë me dokumentet që ia dorëzoi ekipit negociator të hënën.

    “Nuk e përjashtoj, nuk kam as gjysmë informate se ka diçka të tillë, por duke e ditur apo njohur zhvillimin e politikës në Kosovë, kam mësuar që askush nga krerët e Kosovës nuk ketë treguar një transparencë të plotë “, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

    Ymeri bëri të ditur se deri në fund të muajit ekipi do ta ketë të gatshëm platformën për bisedimet në Bruksel dhe me fillimin e punës së Kuvendit të Kosovës, me 31 janar, do ta kenë edhe mundësinë e shpalosjes së saj.

    Ai ka thënë se ndërkombëtarët kanë kërkuar që marrëveshja të arrihet shpejtë, por “nuk kanë thënë që ajo vlen para cilësisë”.

    “Jo çdo marrëveshje do të jetë e pranueshme, për delegacionin shtetëror, e sidomos për përfaqësuesit e PSD-së në delegacionin, jo çdo marrëveshje do të jetë e pranueshme”, shtoi tutje ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti krejt indiferent ndaj zgjedhjeve në Shqipëri. Kush ia ‘shkuli veshin’ sipas Visar Ymerit?
    • Tragjedi në Prizren – vdes 24 vjeçari, dy persona raportuan në polici se i riu që doli për ta blerë armën shkrepi në drejtim të vetës
    • Sali Berisha pezmatohet nga Exit Poll i Haxhiut: Batoni, gënjeshtar i gatshëm
    • Kurti e nis fushatën për zgjedhjet lokale, VV thotë se ia ka marrë LDK’së një emër të njohur në Prizren
    • AAK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.