Në edicionin festiv, emisioni “Talk” i KTV-së ishte në familjen e kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Ai gjatë emisionit ka shpalosur shumëçka në lidhje me punën dhe jetën e tij private.
Gjatë bisedës, Tahiri zbuloi dëshira e babait të tij ishte që ai ta kryente medresenë dhe të shkollohej në atë drejtim në mënyrë që të bëhet hoxhë. Po ashtu, ai tregon se nuk ka menduar asnjëherë që do të studionte diçka tjetër përveç teologjisë pasi dëshironte ta realizonte dëshirën e babait të tij me vullnetin e tij të plotë.
Mësimet e para për religjionin i kishte marrë në vendlindje nga një hoxhë i fshatit, për të vazhduar pastaj edhe me kryerjen e medresesë dhe praktikimin e mësimeve në xhamin e fshatit si hoxhë.