Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, tha se Kosova duhet vazhdojë lobimin, çdo kryetar shteti në BE përfaqëson popullin e vet.
“Kosova i ka plotësuar kriteret për viza”, tha zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, sonte në një intervistë ekskluzive në Radio Televizionin e Kosovës në (RTK).
Sipas tij Rumania e cila është tani duke udhëhequr presidencën gjashtë mujore të BE-së nuk ka personale asgjë me Kosovën, edhe pse ajo nuk e njeh Kosovën.
“Nuk pranohet asnjë vend në BE me probleme, kemi pas lëshime mëparë në këtë drejtim. Është faktike se Kosova nuk është njohur nga pesë vende të BE-së dhe kjo është pak problem”, tha ai.