Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    VV: Qeveria Haradinaj ka në plan të kapë të gjitha bordet publike, sidomos Telekomin

    12/01/2019 | 15:58
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media në gjashtë mujorin e votimit të rezolutës së kuvendit për Bordet Publike, ka kërkuar që sa më parë të zbatohen të gjitha dymbëdhjetë pikat e miratuara, sidomos pikat që kanë të bëjnë me Telekomin.

    Anëtari i kësaj partie, Farban Bunjaku tha se përmes neglizhencës së Qeverisë Haradinaj, po dëshmohet se me këtë Haradinaj ka plan që të kapë gjitha bordet publike, e veçmas Telekomin e Kosovës.

    “Qeveria Haradinaj edhe një herë dëshmoi se ka plan të kap bordet publike, sot bëhen gjashtë muaj prej miratimit të rezolutës, me një akt të paprecedent duke mos e përfillur kuvendin”, tha ai, raporton KosovaPress.

    Tutje, përfaqësuesi i VV-së, tha se keqmenaxhimi i pushtetit shihet dhe në manovrimet siç i cilëson ai, të kryeministrit duke emëruar fillimisht Gent Begollin, pastaj ai duke dhënë dorëheqje dhe lënë pezull detyrën në mënyrë që të bëhet parregullsi.

    Ndërsa, anëtari tjetër i kësaj partie, Salem Lepaja tha se rezoluta e miratuar në Kuvend po hesht Qeverinë, ndërsa marrëveshja abuzive vazhdon me “Z Mobile”.

    Ai po ashtu, theksoi se ministri i dikasterit përkatës, Valdrin Lluka është dashur të ndërpresë këtë kontratë dhe ta shpëtojë Telekomin e Kosovës.

    Gjithashtu Lepaja i bëri thirrje kryeministrit që me gjithë ata këshilltarë t’i raportojë kuvendit për gjitha këto parregullsi. Kurse, pati një kërkesë që kryeprokurori i shtetit të hetojë gjithë kontratën me “Z mobile”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dyshime për shpërthim në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës, flasin nga Policia
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    • Bajrami: U befasova se si Kurti nuk qenka pjesë e aktakuzës, ka lejuar tenderë sekretë dhe import të rrymës prej qindra milionë eurosh
    • KQZ me sqarim për votat e Mitrovicës e Gjakovës, thotë se kompania sllovene e merr përgjegjësinë për gabimin
    • Ismet Kryeziu sqaron se çka ndodh në Mitrovicë nëse vërtetohen keqpërdorimet
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.