Enisa Kamerolli, 15 vjeçarja nga Vushtrria që momentalisht mbron ngjyrat e KBH Prishtina dhe përfaqsueses së Kosovës po ndërton karrierë të bujshme në Basketboll.
Për këtë dëshmojnë edhe sukseset e njëpasnjëshme të saj ku për vite me rradhë ishte ftuar të bartë fanellën e Kosovës në grupomoshat U16, U18, dhe së fundmi U20.
Ajo luan suksesshëm në rolin e “Playmakerit” duke ndihmuar skuadrën të ndërtoj lojën, shkathtësi kjo që i ka dhënë asaj mundësinë të jetë pjesë e shumë skuadrave.
Si pjesëmarrëse në kampionatin Evropian me përfaqsuesen e Kosovës në Basketboll, Enisa është vlerësuar asistuesja më e mirë e kampionatit, dhe ndër më të mirat sa i përket ndërtimit të lojës në fushën e Basketbollit.
Krejt në fund suksesi i saj po përmbyllet edhe me një ftesë që ajo të përfaqsoj Kosovën në U20, një sukses ky i kurorzuar falë cilësive të saj si basketbolliste.
/VushtrriaOnline