Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vuçiq pas takimit me Putinin: Pa Rusinë nuk do të ketë zgjidhje me Kosovën

    17/01/2019 | 17:34
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë konferencës së përbashkët me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, ka thënë se kanë diskutuar edhe rreth çështjes së Kosovës.
    Në këtë drejtim, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Putin ka thënë se Rusia është në favor të zgjidhjes në përputhje me Rezolutën 1244.

    Ndërsa presidenti serb ka thënë se “Serbia ka qenë gjithmonë e gatshme për bisedime dhe kompromise”.

    “Kam frikë se disa njerëz nuk janë të gatshëm për kompromise. Ne do të vazhdojmë që të kërkojmë diçka të tillë, por po e përsëris dhe këtë ia kam thënë edhe Putinit, ne nuk do të lejojmë që të poshtërohet Serbia”, ka thënë Vuçiq, përcjell Telegrafi.

    Presidenti Vuçiq tha gjithashtu se “pa Rusinë nuk do të ketë zgjidhje për çështjen e Kosovës”.

    “Para çdo zgjidhjeje, unë do të konsultohem me Putinin”, ka thënë ndër tjerash Vuçiq.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës
    • Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës
    • Njësitë ajrore të SHBA-së, Zvicrës e Hungarisë realizojnë fluturime në formacion në gjithë Kosovën
    • Arbër Vokrri shkarkohet nga pozita e zv.ministrit, pasi akuzoi ndërkombëtarët se nxitën trazira në veri
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.