Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vuciq: Do të doja ta flisja gjuhen shqipe, por ka një arsye pse nuk e kam mësuar

    18/01/2019 | 21:07
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një ditë pas vizitës së presidentit rus Putin, presidenti serb Aleksandar Vuçiç përsëriti kërkesën ndaj Kosovës për të hequr taksën 100% për produktet serbe.

    Duke folur për mbështetjen e Rusisë në arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi, Vuçiç iu përgjigj edhe pyetjes së gazetarit të ABC News në Beograd, nëse Rusia ka ide për një format bisedimesh.

    Dukej i lumtur dhe i shlodhur. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, doli para gazetarëve dhe sqaroi prapaskenat e takimit me presidentin rus, Vlladimir Putin. Falenderoi mijëra qytetarë dhe sqaroi se Serbia ka interes për gazin rus ashtu sic ka edhe një pjesë e Evropës.

    Kërkoi mirëkuptim. Akuzoi paksa Kosovën dhe më pas luti politikën në Prishtinë t’i heqë taksat. Është e rëndësishme që shqiptarët dhe serbët të gjejnë zgjidhje për Kosovën.Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Ne jemi gjithmonë të gatshëm të bisedojmë, të shohim çfarë kanë bërë dhe çfarë idesh kanë për asociacionin e komunave serbe. Shohim çdo ditë që flasin për zgjidhjen përfundimtare, për të cilën thonë se është njohja e pavarësisë, por se çfarë ka Serbia dhe serbët, nga kjo nuk kam dëgjuar gjë nga Prishtina”.

    Shtypi serb shkruan se Putin ka një ide për zgjidhjen e problemit të Kosovës me angazhim më të madh të Rusisë dhe SHBA. Vucic tha se Rusia ka qëndrim të qartë dhe do të mbështesë marrëveshjen, por Serbia dhe Kosova duhet të bien dakord. Putin i ka thënë të kundërten e njohjes së Kosovës.Vendosi të përgjigjej edhe për mediat shqip, siç tha, për të treguar se nuk ka problem të përgjigjet për to, nëse Rusia ka një format bisedimesh si ide. /abcnews.al

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër seanca e 31-të me radhë
    • Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
    • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
    • Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
    • Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Hamzës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.