Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vuçiq: Deklarata e Haradinajt sinjal i keq për gjithë rajonin

    23/01/2019 | 09:41
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vlerësuar se deklarata e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se taksat prej 100 për qind në import të prodhimeve serbe mbeten në fuqi derisa Beogradi ta njohë Kosovën është “lajm i keq dhe sinjal i keq për gjithë rajonin”.

    Vuçiq ka deklaruar për gazetarë në Davos, ku po merr pjesë në Forumin Botëror Ekonomik, në lidhje me taksat se Serbia “është shumë e fortë dhe se do të luftojë deri në fund”.

    “Ata mund të bëjnë këtë dhe edhe më tutje janë aleatë më të ngushtë të dikujt”, ka thënë Vuçiq dhe ka shprehur falënderim për ata të cilët, siç ka thënë, madje formalisht kanë kërkuar të hiqen taksat.

    Duke folur për takimet me zyrtarë botëror gjatë qëndrimit në Davos, Vuçiq ka thënë se sot do të takohet për herë të 15’të me kancelaren gjermane Angela Merkel, të cilën, siç ka thënë, do ta lus që ta ndihmojë Serbinë në lidhje me Kosovën./Insajderi.com.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë
    • Rritet numri i lindjeve në Kosovë, vetëm gjatë marsit lindën 2 mijë e 061 fëmijë
    • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
    • Moti sot i vranët dhe me shi
    • Fshatrat e Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të rrymës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.