Një person rreth moshës 37 vjeçare ka mbetur i vdekuur pasi është goditur nga një veturë në rrugën nacionale Prishtinë- Ferizaj.
Komandanti i trafikut për rajonin e Prishtinës, Milaim Fejzullahu ka treguar se rasti ka ndodhur saktësisth në fshatin Llugaxhi.
“Një aksident ka ndodhur në fshatin Llugaxhi në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj. Një veturë ka goditur një këmbësore e cila nga lëndimet e marra ka vdekur. Deri më tani dyshimet janë se këmbësorja është 37 vjeçare. Policia është në vendin e ngjarjes”, tha Fejzullahu.