Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vetëvendosje: Shërbimi sekret serb mori në kontroll Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë

    23/01/2019 | 23:14
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pasi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ia delegoi detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme Gent Cakajt, kanë ardhur reagime edhe nga Lëvizja Vetëvendosje e cila e pati kundërshtuar që nga fillimi Cakajn në këtë post, për siç kanë thënë ata mbështetjen që Cakaj i ka dhënë idesë për ndarjen e Kosovës.

    Reagimi i Zaimit:

    Simpatizantët e Partisë Socialiste duhet të mos jenë të verbër. Le të lexojnë në internet shkrimet e Batonit kundër Ramës dhe kundër PS, para vitit 2013. Baton Haxhiu është mik i të gjithëve, dhe siç tregon vetë ka patur miqësi edhe me Berishën edhe me Metën, por siç dallohet qartësisht, ai është mik më i ngushtë me pushtetin, cilido që e mban atë pushtet. Tash e ka Rama pushtetin, ndaj Baton Haxhiu është bërë konfidanti më i madh i Ramës, shkon në takimet e nivelit të lartë bashkë me Ramën, i sugjeron dhe i përcakton këshilltarë, ministra e zv.ministra, dhe sigurisht e ndikon për qëndrime politike. Përse Baton Haxhiu kështu? Përse kaq lart dhe me ndikim? Se është i mençur? Se është i pasur? Se ka një media? Jo, ka dhe më të pasur, dhe më të mençur, dhe pronarë mediash e gazetarë me më shumë ndikim.

    Baton Haxhiu nuk ka hezituar ta shajë Erion Braçen kur ky i fundit ka kërkuar të merren masa ndaj miellit të dëmshëm që oligarkët e korporatës Devolli e sillnin prej Serbisë në Shqipëri.

    E pikërisht ky Baton, që ka pranuar vetë lidhjet e tij me shefin e inteligjencës serbe gjatë luftës, Jovica Stanišiç-in, si dhe me drejtuesin e UDB-së për Kosovën, Zoran Stijoviç-it (i cili e përmend shërbimin e Batonit në librin e vet), ky Baton që gjatë luftës e shpalli veten të vrarë për të shpëtuar, ky Baton të cilit Veton Surroi i ka kushtuar librin “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit”, për të ekspozuar tre breza spiunësh në familjen e Batonit, ky Baton që kundërshtonte Ramën kur Berisha ishte në pushtet, dhe kundërshtonte Braçen kur ky kritikonte importin e miellit helmues nga Serbia, pra ky Baton i qartë e krejtësisht i lexueshëm, sot e përcakton politikën e jashtme të Shqipërisë me ndihmën këmbëngulëse të Ramës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Rukiqi: Gëzohemi që samiti po mbahet në Tiranë, por brengosëse që Kosova është në izolim të madh ndërkombëtar
    • Gërvalla pretendon se po bëhet fushatë ndaj Pecit: I ndershëm deri në palcë
    • Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë
    • Rritet numri i lindjeve në Kosovë, vetëm gjatë marsit lindën 2 mijë e 061 fëmijë
    • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.