Edhe subjekti politik i Vetëvendosjes ka bërë homazhe në 22 vjetorin e rënies së tre dëshmorëve të kombit, në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
Kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Vushtrri Besim Muzaqi, i cili njeheresh është edhe nenkryetar i komunës se bashku me drejtoret e drejtorive ,asambleiste dhe aktivistë ,me rastin e shenimit te 22 vjetorit te renies heroike të heronjëve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu,kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule ne lapidarin e heronjëve ne vendin e rënies së tyre në fshatin Pestovë të Vushtrrise.
‘Heroizmi i Zahirit, Hakifit dhe Edmondit është dëshmia më e mirë se çlirimi dhe atdhedashuria për vendin dhe kombin qenë më të rëndësishme sesa jetët e tyre.
Lavdi jetës dhe veprës së tyre.
I përjetshëm qoftë kujtimi për ta.’ shkruan Vetëvendosje, dega në Vushtrri.