Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka thënë që është i gatshëm të përgjigjet nëse merr ftesë për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Ai në intervistën për Televizion 7 tha se e ashtuquajtura Gjykata Speciale ende nuk i ka dorëzuar ftesë.
Kryeparlamentari tha se që sot është i gatshëm të shkoi në Speciale, nëse merr ftesën.
“Unë nuk besoj që luftëtarët e UCK-së kanë gabuar me vetëdije”, tha Veseli.
Kadri Veseli, tutje, shtoi se ish-komandantët që u intervistuan nga Haga kanë mbrojtur dinjitetshëm fytyrën e tyre dhe të luftës çlirimtare të Kosovës.