Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Veseli: Pezullimi i taksës e afron më shumë Kosovën me SHBA-në

    29/01/2019 | 21:24
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se taksa ndaj Serbisë duhet të pezullohet për 120 ditë.

    Veseli ka thënë se pezullimi i taksës ka të bëj me raportet strategjike mes Kosovës dhe SHBA-së.

    “Nuk duhet të lejojmë diçka që afron Kosovën me SHBA-në, të jetë pikërisht diçka që dëmton këto raporte”, tha Veseli.

    Lideri i PDK-së, tha se taksa ndaj Serbisë ka qenë vendim i drejtë dhe ajo do të qëndroj derisa Serbia dhe Bosnia ta respektojnë plotësisht shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

    “Propozimi i aleatit tonë strategjik, SHBA-së nuk është heqja e taksës por pezullimi i përkohshëm për ti hapur rrugë dialogut. Prandaj unë kam propozuar pezullim 120 ditor por me kushte të qarta që Serbia gjatë kësaj kohe të respektojë në tërësi mallrat e Republikës së Kosovës, lëvizjen e lirë të qytetarëve”, tha Veseli në RTV Dukagjini.

    I pari i PDK-së ka thënë se është njoftuar edhe Kryeministri i Kosovës se nëse pas një periudhe 120 ditore nëse nuk ka reflektim nga Serbia do të ketë reciprocitet.

    Veseli ka thënë se konfrontimi me një partner që është garancë i shtetit të Kosovës (SHBA) për disa politikanë në Kosovë është kënaqësi.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës
    • Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës
    • Njësitë ajrore të SHBA-së, Zvicrës e Hungarisë realizojnë fluturime në formacion në gjithë Kosovën
    • Arbër Vokrri shkarkohet nga pozita e zv.ministrit, pasi akuzoi ndërkombëtarët se nxitën trazira në veri
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.