Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Veseli kërkesë zyrtare që t’i zvogëlohet rroga

    22/01/2019 | 16:32
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryekuvendari Kadri Veseli ka kërkuar edhe zyrtarisht që t’i zvogëlohet rroga.Ai i ka dërguar një letër Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media përmes së cilës i kërkon që në kuadër të shqyrtimit të Ligjit për Paga, koeficienti i pagës së kryetarit të Kuvendit të zbresë në 9.Koeficienti i pagës së kreut të Kuvendit me propozim të Ministrisë së Administratës Publike është 11, por Veseli po kërkon të zvogëlohet.

    Sipas Veselit, kjo kërkesë e tij është një hap i rëndësishëm në kuadër të reformës së përgjithshme të administratës publike, nivelizimit të pagave dhe akomodimit të përmbushjes së kërkesave të sektorëve të ndryshëm, në mënyrë që të ruhet stabiliteti buxhetor.

    “Kërkesa ime besoj se është në përputhje edhe me gjendjen reale socio-ekonomike të vendit”, thuhet me tej në letrën e kryetarit të Kuvendit dhe PDK-së.Zvogëlimi i pagës së kryetarit të Kuvendit nënkupton edhe zvogëlimin e pagës së deputetëve, pasi çdo zvogëlim i koeficientit ka efekt zingjiror.

    Me aprovomin e kësaj kërkese, Veseli do të marrë pagë në bazë mujore prej 2100 euro./Gazeta Blic/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Rukiqi: Gëzohemi që samiti po mbahet në Tiranë, por brengosëse që Kosova është në izolim të madh ndërkombëtar
    • Gërvalla pretendon se po bëhet fushatë ndaj Pecit: I ndershëm deri në palcë
    • Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë
    • Rritet numri i lindjeve në Kosovë, vetëm gjatë marsit lindën 2 mijë e 061 fëmijë
    • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.