Kërkesa e Kryeparlamentarit Kadri Veseli për zvogëlim të rrogës, me automatizëm ndikon që të ulet edhe paga e Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe zyrtarëve tjerë shtetëror.
Nga 2,900 euro paga bazë e Kryeministirt Haradinaj, do të zvogëlohet në 2,100 euro.
Kjo pasi që kështu është rregulluar me ligjin për paga që Kryeministri të mos e ketë rrogën me të lartë se sa Kryekuvendari.Rroga do t’i zvogëlohet edhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Nënkryetarit të Kuvendit, Zëvendëskryeministrave dhe Ministrave, raporton GazetaBlic.
Koeficienti i pagave të funksionarëve publik
Veseli, kërkesën për zvogëlim të pagës e ka quajtur si hap të rëndësishëm në kuadër të reformës së përgjithshme të administratës publike, nivelizimit të pagave dhe akomodimit të përmbushjes së kërkesave të sektorëve të ndryshëm, në mënyrë që të ruhet stabiliteti buxhetor.