Edhe pas largimit të ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, po vazhdon takimi i liderëve të vendit.
Presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj vazhdojnë të jenë akoma brenda Presidencës ku edhe është mbajtur takimi me ambasadorin amerikan.
Kjo është hera e parë, pas një kohe të gjatë, që takohen Thaçi dhe Haradinaj.
Edhe dje kishte takim mes krerëve të koalicionit, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje rreth taksës, pasi SHBA-të kërkojnë pezullimin e saj, Haradinaj refuzon ndërkaq Veseli mbështetë kërkesën amerikane.
Asnjë nga liderët e vendit nuk është deklaruar për detajet e takimit, njofton Klan Kosova.
Në ndërkohë, kryeministri Ramush Haradinaj në orën 11:00 pritet të bëjë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit.
Një orë më vonë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 22-vjetorit të rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.