Rajmonda Rreci nga Skenderaj që jeton aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është ish anëtarja e fundit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës që ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale. Ajo ftesën nga kjo gjykatë si dhe 20 vitet e fundit të jetës së saj i përshkruan si torturë psikike.
Ajo gjatë mbrëmjes së sotme ka treguar përmes një video-lidhje për televizionin publik se ajo ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale, por thotë se që nuk e di se në çfarë cilësie është ftuar.
Rreci thotë se ftesën e ka pranuar fillimisht përmes një telefonate nga prokurorja Mcgregor, ndërsa më pas edhe përmes një e-maili zyrtar.
“Ftesën e kam marrë më 4 dhjetor të vitit të kaluar, kam pranuar një telefonat ku më pas kam pranuar edhe një e-mail zyrtar. Në e-mail nuk ceket se në çfarë cilësie jam ftuar, vetëm se janë të interesuar të më marrin në intervistë”, ka deklaruar ajo.
Ish-ushtarja e UÇK-së thotë se gjatë telefonatës nga prokurorja i është thënë asaj se do të jetë e ftuar në cilësinë e dëshmitares, megjithatë ajo dyshon në këtë pjesë.
“Gjatë telefonatës më tha në cilësinë e dëshmitarit, por nga mënyra jo edhe aq konkrete. Megjithatë nuk kam ndonjë informatë zyrtare se në çfarë cilësie”. La deklaruar ajo.
Ajo thotë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës nga Gjykata Speciale.
“Kam telefonuar familjen time kam biseduar dhe nuk kam ndërmarrë ndonjë hapë tjetër. Kam konfirmuar përmes Facebookut ftesën. Do t’i përgjigjem pozitivisht”.
Më tej, Rreci i quan 20 vitet e fundit si tortura psikike dhe abuzive ndaj saj nga sistemet e drejtësisë.
“Emocionalisht këto 20 vitet e fundit edhe psikike kanë qenë një far abuzimi, për shkak se mjerisht kemi luftuar në vetëmbrojtje”, deklaroi ajo, shkruan Insajdeir.
Gjykimet e UÇK-së, ajo i quan si gjykime të shtrigave. Thotë se do të dëshironte që këto gjykime të përfundonin njëherë e përgjithmonë.
Rrecaj insiston se gjykatat ndërkombëtare nuk dëshirojnë të zbardhin të vërtetën, por sipas saj për të gjetur fajtor tek UÇK-ja që ta barazojnë krimin me Serbinë.
“Kisha pas dëshirë që më në fund të përfundojnë këto gjykime të shtrigave sikurse jemi në shekullin e 17-të, por realisht nuk kam shumë shpresa për një gjë të tillë. Nuk janë të interesuar që të vërtetojnë se çfarë ka ndodhur, por që në çfarëdo mënyre që të gjejnë fajësi tek lufta e UÇK-së që ndoshta me bë një lloj barazimi, por ajo është abstrakte. Ata kanë qenë agresoret dhe ne kemi bërë vetë mbrojte nuk di çfarë të pres”.
“Një shpresë të vogël e kam që ndoshta po përmbyllet më në fund çdo gjë. Por rezultatet deri më tani Evropa për dikë ka qenë nënë për dikë ka qenë njerkë”, ka deklaruar ajo.
Kur është pyetur se çfarë mendimi ajo ka për Gjykatën Speciale, ajo thotë se edhe gjatë bisedës me prokuroren i ka thënë se nuk ka mendim të mirë.
“Ujku qimen e ndërron por zanatin nuk e harron. Ky është mendimi im për këtë gjykatë. I kam thanë edhe zonjës Mcgregor që nuk kam mendim pozitivë për këtë gjykatë”, ka deklaruar