Xherdan Shaqiri po zhvillon një sezon mbresëlënës me fanellën e Liverpoolit, ndoshta më të mirin në karrierë.
Këtë e vërteton më së miri vlera aktuale e lojtarit në treg sipas raportimeve të “Givemesport.com”, transmeton Insporti.
Xherdan Shaqiri renditet i treti sa i përket 20 lojtarëve që i është rritur më së shumti vlera në top 5 ligat evropiane, pas Torreira (Arsenal) e Rodri (Atletico Madrid).
Shaqa u ble për 14.7 milionë euro, kurse sot raportohet se kushton 55 milionë – ai ia ka rritur vlerën vetit për 40.3 milionë euro.
Shaqa deri më tani ka realizuar 6 gola dhe ka dhuruar 3 asistime në 23 paraqitje në të gjitha garat.Se Liverpooli ka ditur të godasë në merkato, e vërtetojnë edhe dy blerjet e radhës, Alisson dhe Fabinho, që të dyve gjithashtu iu është rritur vlera.Alisson u ble për 72.5 milionë euro nga Roma, braziliani sot kushton 105.6 milionë euro kurse Fabinho, për të cilin Kloppi shpenzoi 55 milionë euro, sot vlen 86.5 milionë euro.Vlera duket se i është rritur edhe Cristiano Ronaldos, ai u ble për 105 milionë euro nga Reali, por sot kushton afër 130 milionë. /Insporti.com/